Një 30-vjeçar është larguar nga banesa e tij që prej datës 14 qershor. Të alarmuar, familja e të riut që nuk dinë asnjë gjë për fatin e tij kanë ngritur alarmin në polici. Ditën e djeshme, babai i 30-vjeçarit dëri denoncim pranë strukturave të posaçme, të cilat po punojnë për gjetjen e tij.

Njoftimi i policise:

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. P., 33 vjeç dhe M. K., 43 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 22-vjeçar.

•Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një 25-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur.

•Më datë 16.06.2024, shtetasi M. B., 68 vjeç, ka kallëzuar se më datë 14.06.2024, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi A. B., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e 30-vjeçarit.

•Më datë 16.06.2024, shtetasi A. Th., 51 vjeç, ka kallëzuar se janë vjedhur 18 karrige në pronësi të biznesit që ai administron, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu