Prej më shumë se 48 orësh mijëra tifozë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe nge gjithë diaspora kanë “pushtuar” rrugët e Dortmundit. Gjatë gjithë ditës së sotme Dortmundi ka qenë i veshur kuq e zi. Siç shihet edhe në video jo vetëm simbolet shqiptare, por edhe këngët patriotike oshëtijnë në çdo cep të qytetit gjerman. Në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë”, kushtuar legjendarit Adem Jashari, këngë e cila ka shoqëruar kombëtaren shqiptare në çdo ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu