Ballina Kronike Polici humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me dy makina, tre të...

Polici humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me dy makina, tre të lënduar në Tiranë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të regjistruar ditën e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar.

Tre të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks