Shqipëria organizon për herë të parë byronë politike të CPMR, ku Shkodra u bë qyteti mikpritës. Kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou ka ndarë në rrjetin social punimet e ditës së parë:

Për herë të parë Shqipëria mikpret për dy ditë me radhë në qytetin e Shkodrës, byronë politike verore të CPMR, ku marrin pjesë përfaqësues të 150 rajoneve 24 shtete të Bashkimit Europian dhe më gjërë. Si vend organizator dhe në cilësinë e të zotit të shtëpisë, pata kënaqësinë t’ju uroja mirëseardhjen në qytetin e artit dhe kulturës, i cili përfaqëson më së miri vlerat europiane të kombit tonë. Janë 10 vite bashkëpunim i ngushtë në tema specifike si:

turizmi i zgjuar, makrorajoni i Mesdheut dhe detyra Adriatiko-Joniane. #CPMR2024

Sesionet e diskutimit u përqëndruan në tema të rëndësishme që lidhen me rajonin dhe të ardhmen e tij, si: politika e kohezionit, transporti, sfidat e Europës etj! Për Qarkun Shkodër ky është një moment i mirë për të prezantuar denjësisht veten, me të gjitha vlerat që ka në turizëm, art, kulturë dhe sfidat e reja që na afrojnë më shpejt me europën🇦🇱🇪🇺 Jam i bindur se ky takim do ti hapë rrugë të reja bashkëpunimit tonë me keto rajone dhe do ta forcojë kontributin e Shqipërisë në #CPMR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu