Ballina Kronike Plagosja në Shkodër, policia identifikon dhe shpall në kërkim 25 vjecarin banues...

Plagosja në Shkodër, policia identifikon dhe shpall në kërkim 25 vjecarin banues në Fushë Kuqe

Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në lagjen “Mark Lula”, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, shtetasi N. P. Identifikohet autori i dyshuar i plagosjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e datës 09.06.2024, për një plagosje në lagjen “Mark Luka”, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin:

K. K., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe.

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ishte pasagjer shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili si pasojë u plagos lehtë në këmbë.

Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks