Këtë vit, Velipoja nuk ka çelur zyrtarisht sezon turistik, por pushteti vendor e ka quajtur të nisur prej fillimit të muajit Maj. Megjithatë në terren përgatitjet vijojnë dhe ende po kryhen ndërhyrjet sa i përket pastrimit, sistemimit të vijës rënore dhe lidhjes së kontratave. Muajt e parë të vitit kanë një rritje me 30% të numrit të turistëve, prandaj në mbledhjen e task forcës për sezonin, prefektja Majlinda Angoni ju la detyra të prera drejtuesve vendorë.

Hapësirat publike janë ndarë në letër, por ende kontratat nuk janë lidhur plotësisht. Nga 55 leje të dhëna, 32 janë lidhur, ndërsa 18 kanë qënë të trashëguara me afatin 5 vjecar.

Policia do të ketë një peshë të madhe këtë sezon, nga garantimi i sigurisë publike, tek menaxhimi i zhurmave, respektimi i rregullave të lundrimit ujor etj. Problematikat e vitit të shkuar, pritet të jenë mësim për këtë sezon.
Prefektja Angoni dhe te zgjedhurit vendore
Kur flitet për mbetjet ka edhe raste, që taksat i merr bashkia Shkodër, por pastrimin e tyre duhet ta bëjë Vau Dejësi. I tillë është rasti i lumit të Shalës, ku kryebashkiaku i Vau Dejës Kristjan Shkreli kërkoi zgjidhje në këtë drejtim.

Pasi prezantoi grafikun e ndërhyrjeve dhe masave të marra, numri dy i bashkisë Shkodër Onid Bejleri kërkoi zgjidhje për kampet e komunitetit rom të ngritura në qytet dhe në zonat turistike.

Me bregdet, lumenj e liqene, si dhe Alpet e Shqipërisë, qarku i Shkodrës përvec ofertës së diversifikuar turistike, ka edhe një mori sfidash e problesh që duhen zgjidhur, të cilat ndryshojnë nga zona në zonë. Prej 1 qershorit cdo gjë duhet të jetë gati për të pritur turistët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu