Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 21 vjeç, banues në Velipojë, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim shtetasen A. G., 40 vjeçe, pasi është larguar nga banesa, në këndërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Vijon puna për kapjen e saj.

-Ditën e djeshme, shtetasi S. T., 27 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin e tij, në rrugën “Skënderbeu”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu