Pesë persona kanë humbur jetën në aksidente në punë brenda këtij muaji. Tragjedia e fundit ishte ajo me vdekjen e një 28 vjeçari i cili u rrëzua nga kati i 7 i një pallati në ndërtim e sipër në rrugën  “Aleksandër Mojsiu” në kryeqytet. Në 21 Maj  në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj.

 

Në 9 Maj në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni. Për te gjitha këto raste, Inspektoriati Shtetëror i Punës ka heshtur, duke vijuar gjumin dimëror.

E ndërsa skandalet si kemi të largëta, në Shkodër rrezikon të ndodhë një tjetër i tillë nëse nuk merren masa të shpejta. Mu në qëndër të Shkodrës po punohet për veshjen e fasadave më kapotë, por punonjësit shihen të jenë në lartësi duke punuar pa kushte sigurie, ndërsa skelat janë të paveshura me rrjete mbrojtëse. Mjafton të shihen fotot e bëra publike nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci për të parë këtë skandal, meqënëse Inspektoriati e ka larg lagjen Parrucë dhe nuk arrin ti shohë drejtëpërdrejtë këto pamje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu