Ky është grupi “Trio Reve” i cili ka vendosur të sjellë për publikun shqiptar muzikën klasike të 16 shekujve. Në një koncert në qendrën rinore Arka në Shkodër “Trio Reve” performoi veprat e romantikëve të muzikës klasike shqiptare që me Palok Kurtin dhe emra të tjerë të njohur kompozitorësh.
Armand Broshka, udhëheqës artistik shprehet se këto koncerte që përfshijnë katër qytete të Shqipërisë promovojnë trashëgiminë muzikore shqiptare duke hedhur dritë mbi gjurmët e kompozitorëve që ndërtuan fondin muzikor shqiptar.
Ajo që synon grupi “Trio Reve” me këtë koncert me veprat e emrave të shquar të muzikës klasike shqiptare është që të tërheq vëmendjen e brezave për muzikën e vërtetë shqiptare.
Pjesë e “Trio Reve” janë artistët Adem Hasani në piano, Dardan Osmanaj në violin, Igert Zeqiri violinçel ndërsa mbështetet nga Fondi Kulturor Zvicerian, një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Përveç Shkodrës koncerti me kolosët e muzikës shqiptare u zhvillua edhe në Elbasan, Pogradec dhe Vlorë.