Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Rr., 18 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se i ka dhënë për të konsumuar lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një 15-vjeçari.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:
-R. Q., 40 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi administron një pikë grumbullimi skrapi dhe nuk ka deklaruar të ardhurat, sipas ligjit;
-M. T., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.