Vijon megaoperacioni policor i koduar “Territor i pastër. Evidentohen dhe asgjësohen 1967 bimë të dyshuara kanabis.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Komisariateve në varësi, në vijm të kontrolleve në terren, duke përdorur dhe dronë të cilësisë së lartë, bazuar dhe në inteligjencën policore, evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë kontrollit në territorin e fshatit Bardhaj, evidentuan 1876 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë, të cilat u asgjesuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Bardhaj, shtetasin A. F., 39 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vaut i Dejës, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Vasijaj, bashkia Vau i Dejës, evidentuan 91 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër” ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. M., 37 vjeç. Gjithashtu, pas konsultimit me prokurorin, proceduan në gjendje të lirë vëllanë e tij, shtetasin N. M., 42 vjeç.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim në kuadër të fazës së parë të megaoperacionit “Territor i pastër”, si rezultat i të cilit, u goditën 11 raste të kultivimit të bimëve narkotike, u asgjësuan 19 300 fidanë cannabisi, si dhe u sekuestruan 97 kg cannabisi (në trajtë çokollate dhe boçeje), 2160 fara cannabisi dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu