Një 50-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti të ndodhur në aksin “Lezhë-Milot”.

Furgoni i ministrisë së Drejtësisë, i cili drejtohej nga 50-vjeçari Ardjan Stafa ka dalë nga rruga.

Dyshohet se Stafa ka pësuar arrest kardiak.

Në furgon ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, personel i Ministrisë së Shëndetësisë. Ata po udhëtonin në drejtim të Shkodrës.

Ndërkohë, personat e tjerë që ndodheshin në furgon janë në gjendje të mirë shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu