Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar pasurinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të afërm të tij.

Në një dokumentet e publikuara dje në media konfirmohet kërkesa që prokurori i SPAK, Ols Dado u ka drejtuar të gjitha bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, që të japin informacion për pasurinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes se tij, Ajola Xoxa, vëllait, Arbër Veliajt dhe nënës së tij, Shqiponjë Veliaj.

Në shkresën e SPAK thuhet se “Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka regjistruar procedim penal”. 

Nuk është e qartë nëse ky procedim penal ka nisur drejtpërdrejt me emrin e Erion Veliajt, apo ai po hetohet si pjesë e dosjes së inceneratorëve.

Në kërkesën e SPAK për bankat, kërkohet që të vendoset në dispozicion çdo informacion që lidhet me veprimet bankare dhe transaksionet financiare të kryera brenda dhe jashtë vendit për personat e cituar më lart.

Gjithashtu SPAK ka kërkuar informacion edhe nëse këta persona kanë marrë kredi si dhe historiku i shlyerjes së saj. Erion Veliaj u pyet më 30 prill për më shumë se 8 orë në SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu