Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se dy ish-drejtorë të përgjithshëm të policisë janë të implikuar në ‘’SKY’’ dhe ‘’Encrochat’’ me grupet kriminale dhe se dy ministra aktualë të qeverisë personazhe të botës së krimit i kanë miq shtëpie.

Prençi: Sipas meje një ish drejtor i përgjitshëm i policisë i sigurt, njërin e kam me dyshim.

Akoma nuk e kam marrë informacionin e besueshëm.

Por mua më rezultojnë dy ish drejtora të përgjithshëm policie të implikuar në ‘’SKY’’ dhe ‘’Encrochat’’ me grupet më të rrezikshme kriminale.

Dy ministra aktualë, të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, njëri dy personazhe të botës së krimit i ka miq shtëpie.

Kontribut maksimal për ti ndihmuar.

Tjetri gjithë grupet në lidhje.

Mos me thënë qendra e menazhimit të sallës operative të grupeve kriminale.

Koha do ta vërtetojë.

Rrugëtime jashtë shtetit me kokat e bandës, ministrant dhe gratë e ministrave me gratë e kriminelëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu