Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Martanesh, ku një minator ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi policisëMe datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi Armand Peshku, dhe Hajdar Bala, të dy me detyrë vagonist në minierë.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Armand Peshku, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi Hajdar Bala, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu