Këtë të mërkurë u hapën aplikimet për Llotarinë Amerikëne.
Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të bëjnë realitet ëndrrën amerikane mund të plotësojnë formularët.
Interesi vjen gjithnjë e në rritje.
Ka dhe nga ata që dhe pse kanë aplikuar prej vitesh dhe nuk kan marrë një përgjigje pozitive ende nuk i kanë humbur shpresat.
Aplikimet për llotarinë do të përfundojnë në 12 të mesditës të datës 8 nëntor 2022. Ndërsa të gjitha njoftimet për aplikimin qytetarët duhet ti ndjekin në faqen e Ambasadës Amerikane.