Një aksident automobolistik është regjistruar në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë.

Autoritetet policore raportojnë se automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M. T, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Policia bëri të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu