Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore.
Duke qenë se zgjedhjet e ardhshme vendore mund të mbahen në periudhën 15 prill – 15 maj, KQZ pohon se komisioni duhet t’i ketë mbaruar ndryshimet zgjedhore deri në mars 2023.
KQZ thekson se duke llogaritur kohën për miratim në seancën publike të këtyre ndryshimeve, është e qartë se ato nuk do të jenë në kohën e duhur.
Për këtë qëllim KQZ kërkon që disa rregulla për zhvillimin e zgjedhjeve të shikohen në mënyrë të pjesshëm për një periudhë 2-3 mujore në mënyrë që të jenë gati për zgjedhje.
Kështu KQZ kërkon që të bëhen ndryshime lidhur me organizmin e funksionimin e komisioneve të qendrave të votimit dhe KZAZ-ve, rregullat për financimin e fushatave zgjedhore, si dhe përdorimi i aseteve publike dhe fushata nga funksionarët publikë.
KQZ pohon se ka edhe çështje të tjera të cilat duhet të adresohen lidhur me këto ndryshime në përputhje me kërkesat e OSBE/ODHIR.