Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin (Perdeda). Ky i fundit në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në fshatin Grykë Zezë të Lezhës. Pjetri u shpall fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Krimi i rëndëndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat ishin Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç. Shkak të vrasjes ishte fakti se nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. I shumëkërkuari u vu në pranga në dhjetor nga forcat RENEA.
Besnik Pjetri nga fshati Troshan, ishte i divorcuar nga bashkëshortja. Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.