Ballina Kronike Me armë zjarri me fishek në fole, arrestohet 36-vjeçari në Vau Dejës

Me armë zjarri me fishek në fole, arrestohet 36-vjeçari në Vau Dejës

Vau i Dejës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, po kryhen në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Me armë zjarri me fishek në fole, lëvizte në Fshat të Ri, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehrin dhe fishekët. 

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Shpetim Sula, 36 vjeç, banues në Shkodër.

36-vjeçari është lokalizuar në Fshat të Ri dhe sapo ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet. Ai është kapur dhe ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks