Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Harku i Berdicës” në Shkodër.
Newspower.al bën me dije se Genti Dushku ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Policia është vënë në ndjekje të autorit. Ndërkohë që 17-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes, dhe cila ka qenë arsyeja e konfliktit.
Njoftimi:
Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.