Rruga Lezhë-Vau Dejës ka pësuar shembje të shumta si pasojë e erozionit, ndërsa ARRSH nuk ka ndërhyrë prej dy vitesh.
Rruga e vjetër Lezhë-Vau i Dejës ka degraduar duke u bërë burim për aksidente. Vetëm pak ditë parë një person mbeti i plagosur si pasojë e devijimit.
Traseja e rrugës ka pësuar shembje në disa segmente dhe qarkullimi bëhet vetem në njërin kah. Kjo situate vijon prej dy vitesh asnjë masë nuk është marrë nga Autoriteti Rrugor.
Ka dy vjet dhe askush s’ka vënë dorë. Veç sa shembet çdo ditë. Këtu është gropë ndaj bëhet burim për aksidente. Kjo është rrugë e gjatë lidhet me Shkodrën, mirë është të merren masa sa më shpejt”, thanë drejtuesit e
mjeteve.
Rruga Lezhë-Vau Dejës 32 km nuk është rikonstruktuar para 13 vitesh, ndërsa dëmet më të shumta i ka pësuar dy vitet e fundit si pasojë e erozioinit të tokës.