Gjykata e Larte le ne fuqi sekuestron e 25 pasurive te Jamarber dhe Argita Malltezit. Trupa gjykuese e perbere nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni nuk kane pranuar rekursin e dhendrit dhe vajzes se ish-kryeministrit Berisha duke lene ne fuqi vendimin e gjykates se posaçme te apelit. Behet fjale per 25 pasuri qe jane vene ne sekuestro me kerkese te SPAK ne kuader te hetikeve per privatizimin e ish-kompleksit “partizani”, ku Jamarber Malltezi akuzohet per korrupsion dhe pastrim parash. Nder pronat e sekuestruara jane disa apartamente, disa llogari bankare, nje vile ne gjirin e lalzit dhe kuotat e disa kompanive