Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në hyrje të qytetit të Koplikut, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin L. G., 75 vjeç. Shtetasi Q. S., i cili u dëmtua nga aksidenti, është dërguar për asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu