Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Larushk, ku Gentjan Bejtja u vra  me kallashnikov në një magazinë pranë banesë së tij. Pas ekzekutimit të tij policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Hasan. Brenda mjeti të djegur janë gjetur katër kallashnikovë. Mësohet gjithashtu se Bejtja mund t’i ketë parë autorët pasi në oborrin e banesës së tij janë vërejtur shenja gjaku deri në pjesën e pasme të banesës, që sipas kqyrjes nga ana e policisë dyshohet se ai ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar atentatit

Prej 4 korrikut të viti të kaluar ku ndaj tij u bë një tjetër atentat, ku mbeti i vrarë kunati i tij dhe u plagosën dy djemtë e tij, Gentjan Bejtja ishte në kërkim edhe nga policia. Ai kërkohej të merrej në pyetje lidhur me ngjarjen, por ai kishte humbur gjurmët.

Ky ishte momenti i parë që ai shfaqej na banesën e tij pas atentatit ku mbeti i vrarë kunati i tij. Dyshohet se autorët kanë patur informacione të sakta për lëvizjet e tij, dhe në momentin e parë që është shfaqur e kanë ekzekutuar. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu