Qyteti i Fierit u trondit mesditën e kësaj të hëne nga një konflikt i përgjakur. Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 19-vjeçar.

I riu u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se në konflikt janë përfshirë 4 persona, ndërsa një prej autorëve ka rënë në prangat e policisë.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu