Ballina Kronike Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva mbetet në burg, portugezi mohon...

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva mbetet në burg, portugezi mohon akuzat

Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj pranverën e vitit të shkuar, do të qëndrojë në burg duke pritur datën 20 mars për të pritur vendimin e gjykatës për masën e sigurisë ndaj tij. Avokati Kujtim Cakrani ka sqaruar se ka marrë në dispozicion gjithë dokumentet për të parë se çfarë ka gjetur prokuroria.

Sipas tij nuk ka prova, por vetëm dyshime të prokurorisë, pasi në rast të kundërt portugezi do të ishte në gjykim dhe jo në hetim. Saraiva vazhdon të mohojë akuzat për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Në daljet para togave të zeza dhe para hetuesve portugezi e ka hedhur poshtë çdo akuzë për vrasjen e biznesmenit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks