Ballina Politike Nesër Rama në Shkodër, mbledhja e qeverisë dhe kryebashkiakëve. Ja fokusi i...

Nesër Rama në Shkodër, mbledhja e qeverisë dhe kryebashkiakëve. Ja fokusi i diskutimeve

Të shtunën në Shkodër zhvillohet mbledhja e qeverisë. Takimi ‘retreat’ do të mbahet me praninë edhe të kryebashkiakëve, ndërsa i pranishëm do të jetë kryeministri Edi Rama. Fokusi i diskutimeve në këtë takim do të jenë objektivat për vitin 2024, si edhe një analizë dhe vlerësim i punës mbi porositë që kryeministri Rama ka lënë, ku një prej detyrave kryesore janë anëtarësimet e reja. I përzgjedhur si vendi për mbajtjen e kësaj mbledhje është stadiumi “Loro Borici” ku newspower.al ka mësuar se gjithcka nis në orën 9.30 me ardhjen e pjesmarrëse. Në orën 10.00 takimin e hap kryeministri Rama me fjalën e tij, e parashikuar 30 minuta. Më pas e merr fjalën ministri i shtetit për pushtetin vendor. 9 tryeza pune do të bëjnë bashkë ministra, zv/ministra dhe kryebashkiakë me fokus diskutimesh të sektorëve kryesore. Takimi mbyllet me fjalën e kryeministrit Rama që nis në orën 17.30 dhe me kohëzgjatje 60 minuta bëjnë me dije burime për newspower.al. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks