Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato është thirrur paraditen e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Nuk dihen arsyet e thirrjes së saj në strukturën anti-korrupsion. Qato ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj.

Në janar të vitit 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallëzim në prokurori për ish-Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Sonila Qato dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Konkretisht sipas KLSH, ata shkelën procedurat e tenderimit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë 19 milionë euroi cili u anulua në gusht 2019 pasi kompania Gjoka Konstruksion ishte skualifikuar 2 herë.

Në auditimin e bërë më vonë, KLSH thotë se skualifikimi është bërë në kundërshtim me ligjin pasi kompania në fjalë kishte paraqitur ofertën më të ulët dhe dhe se me vendim të Komisionit të Prokurimit Publik duhej shpallur fituese, por vendimi nuk është zbatuar.

Qato u dorëhoq nga detyra në shtator 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu