Prej më shumë se 3 dekadash kulla simbolike e sahatit të Shkodrës nuk dëgjonte tik – taket e tij. Një prej simbolikave kryesore të kryeqëndrës së veriut pritet të rikthehet funksional, pasi këto ditë është arritur të gjendet mekanizmi i orës mbi 120 vjeçare. Ai ishte ruajtur nga familja shkodrane, Kurraj për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit. Para ardhjes së demokracisë Sahati i Shkodrës i vendosur mbi pallatin 6 katësh jo vetëm funksiononte por ishte kthyer dhe në pikë referimi për shkodranët. Por prej vitesh nuk funksiononte, duke mbetur si relike e së shkuarës.


Pas restaurimit dhe kthimit funksional të mekanizmit, tashmë sahati do të kthehet në vendin e tij, për të rifituar funksionin e humbur.

Mekanizmi do të bëhet pjesë e fondit të Muzeut të qytetit, ndërsa kryebashkiaku Benet Beci ka bërë me dije se po punohet për rindërtimin e plotë të Sahatit të Shkodrës për ta bërë funksional në të njëjtin vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu