Është rrëmbyer një person me precedent penale.
Sipas burimeve ka pasur precedent për trafikim të lëndëve narkotike.
Detaje të reja dalin nga rrëmbimi që ndodhi pasditen e 2 tetorit në Durrës. Rrëmbimi ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të Maminasit. Personi që u rrëmbye ka treguar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain me motor në momentin kur një mjet u preu rrugën dhe u përplasën. Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën. Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë qytetarin me iniciale I.Beqiraj në automjet dhe janë larguar. Megjithatë, pas reagimit të policisë, ata e kanë lënë diku në rrugë personin që rrëmbyen dhe janë larguar. Denoncimi u bë nga vetë I.Beqiraj dhe vëllai i tij. Tashmë policia po e trajton rastin si heqje të paligjshme të lirisë.