Në orët e vona të kësaj të marte, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të zbresë në Aeroportin e Rinasit.

Ai do të marrë pjesë në punimet e Samitit i organizuar për Ukrainën, që mbahet të mërkurën e 28 shkurtit në kryeqytet.

Për të pritur presidentin Zelensky janë marrë të gjitha masat e sigurisë nga strukturat shtetërore. Një trupë e policisë ka mbërritur në Rinas, ndërsa do të bëjë shoqërimin e tij më pas drejt Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu