Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Kardhiq-Delvinë.
Sipas informacioneve paraprake një automjet, që dyshohet të jetë autobot, ka rënë në humnerë dhe ka shpërthyer në flakë. Mësohet se shofer në mjet ka qenë një 31-vjeçar nga Ukraina, i cili ka humbur jetën.
Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.