Dhuna në familje vijon të mbetet një shqetësim serioz në vendin tonë, ku rastet kanë ardhur në rritje vit pas viti. Megjithë punën e bërë të institucioneve ligjzbatuese dhe organizatave të shoqërisë civile, sërish ndërgjegjësimi mbetet i ulët. Edhe në 24 orët e fundit, të dhënat e policisë së Shkodrës dëshmojnë se si fenomeni është prezent dhe duhet trajtuar me seriozitet. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan 53 vjecarin me inicialet P. G, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre. Ai u vu në pranga pas denoncimit të tyre pranë organeve ligjzbatuese. Ndërkohë po këta specialistë  referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim edhe për dy shtetas të tjerë, që rezultojnë të kenë ushtruar dhunë në familje. Shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;   dhe shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu