Ernest Cuni, 57 vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, pasi dyshohet se ka djegur dy automjete dhe lokalin e një 62 vjeçari.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç, Lezhë.

Sipas njoftimit, “janë djegur me lëndë djegëse (benzinë), lokali dhe 2 automjete të parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të shtetasit P. Gj., 62 vjeç.”

Pas hetimeve,u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Ernest Cuni, 57 vjeç, banues në Lezhë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 57-vjeçarit, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu