Një 52 vjecar përfundoi në prangat e policisë së kufirit dhe migracionit në doganën e Muriqanit. Shtetasi me inicialet N.K banues në Vlorë, u paraqit në dalje të pikës kufitare me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, me të dhënat e një shtetasi tjetër, me të cilin ai kishte ngjashmëri. Me të konstatuar rastin, efektivët i vunë prangat, duke i ndërprerë udhëtimin që kishte si destinacion vendet europiane. Ende nuk dihet nëse ky shtetas ka precedentë penale, apo cilat janë arsyet që ka përdorur mjet identifikimi të falsifikuar.

Ndërkohë në këto 24 orë u kryen edhe 3 procedime penale. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 44 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan shtetasin Sh. Ç., 57 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij. Në Malësi të Madhe u procedua shtetasi P. K., 52 vjeç, banues në fshatin Bogë, pasi dyshohet se ka montuar disa kamera, në kundërshtim me ligjin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu