Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër ka ngritur një grup Task Force për të verifikuar në terren debitë për ujin e pijshëm nga subjekte të ndryshme dhe familjarë. Shefi i qendrës së kujdesit ndaj klientit Indrit Salaj i bën thirrje të gjithë debitorëve që të ndërgjegjësohen dhe të paguajnë faturat e prapambetura në mënyrë që të mos ndërpritet uji i pijshëm nga ana e Task Forcës e cila ka zbritur në terren duke vijuar kontrollet. 

Ndërkohë në gjithë qarkun Shkodër janë 21200 debitorë prej të cilëve rreth 15 mijë abonentë me pagesa të prapambetura janë vetëm në territorin e bashkisë Shkodër dhe pjesa tjetër në katër bashkitë e tjera të këtij qarku. 

Grupet e Task Forcës të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime do të vijojnë pandërprerje kontrollet në terren ndërsa kanë mbështetjen e forcat të policisë së shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu