Ballina Kronike Vodhën fugonin nga parkimi dhe e fshehën në pyll, arrestohet 19-vjeçar. Nën...

Vodhën fugonin nga parkimi dhe e fshehën në pyll, arrestohet 19-vjeçar. Nën hetim dy të mitur

Mikael Hysa, 19 vjeç është arrestuar nga policia pasi së bashku me dy adoleshentë të tjerë, akuzohen se kanë vjedhur një automjet tip furgon në një vendparkimi dhe e fshehën në pyll. Denoncimi u bë nga shtetasi V. Gj., i cili kallëzoi në komisariat se gjatë natës  shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin tip furgon dhe ishin larguar. Pas kontrolleve të imtësishme në zonë, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i automjetit të cilin adoleshentët e kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Culaj, në afërsi të liqenit të Shkodrës. Gjithashtu, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Mikaelk Hysa, 19 vjeç, banues në Koplik, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes së furgonit, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, 15 dhe 17 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të të arrestuarit.

Njoftimi i policise:

Vodhën një automjet (furgon) në një vendparkim dhe e fshehën në pyll, falë reagimit në kohë, Policia gjen automjetin dhe vë në pranga një 19-vjeçar si autor të dyshuar.

Procedohen penalisht 2 të mitur, 15 dhe 17 vjeç, si bashkëpunëtorë të 19-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, sapo janë njoftuar nga shtetasi V. Gj., se në një vendparkim automjetesh në Koplik, gjatë natës, shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin tip furgon dhe ishin larguar, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e automjetit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i reagimit të mënjehershëm të shërbimeve të Policisë, sigurimit të inteligjencës policore, këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe kontrolleve të imtësishme në zonë, u bënë të mundura gjetja dhe sekuestrimi i automjetit të cilin e kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Culaj, në afërsi të liqenit të Shkodrës.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Koplik, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes së furgonit, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, 15 dhe 17 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks