Personi që shihni në foto është Selman Mihana, ekonomisti që mbeti i vrarë në vendin e tij të punës, ndërkohë që u plagos pronari i tij.

70-vjeçari shkoi si çdo ditë në punë në orën 7, por kjo e sotmja ishte e fundit.

Sipas burimeve të policisë objektivi i këtij atentati ka qenë pronari i kësaj firme dhe po hetohet për konfliktet apo mosmarrëveshjet që mund të ketë patur 51-vjeçari.

Adrian Gjeloshi ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, ai u qëllua me dy plumba që kanë hyrë dhe kanë dalë nga trupi. Ka një plagë në ije sipër legenit tangente dhe një plagë në dorën e majtë, tek bërryli tangent.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu