Ballina Aktualitet Pas pensioneve, Shqipëria dhe Italia gati marrëveshjen për kthimin e të burgosurve...

Pas pensioneve, Shqipëria dhe Italia gati marrëveshjen për kthimin e të burgosurve shqiptarë në atdhe

Shqipëria dhe Italia firmosën një marrëveshje historike në 6 shkurt, atë të njohjes reciproke të kontributeve shoqërore.

Por kjo nuk është marrëveshja e vetme, pasi mediat italaine raportojnë se qeveritë e dy vendeve po diskutojnë mundësinë e një marrëveshjeje sipas së cilës të burgosurit shqiptarë në Itali, të mund të vuajnë dënimin në atdhe.

Kjo është hipoteza mbi të cilën po punohet, sipas asaj që raporton kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Giovanni Russo në një seancë dëgjimore në Komisionin e Drejtësisë.

Kostot do të mbulohen nga vetë shteti italian, raporton Sky Tg 24.

Me një kosto prej 34 euro në ditë për çdo të burgosur shqiptar në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tyre. Na ra në mendje, shpjegoi Russo, të përsërisim të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: jo për të dërguar para në Shqipëri, por për të ofruar shërbime të tipit penitenciar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks