Mjeku Dervish Hasi, i akuzuar për trafikimin e të miturve dhe pornografi, u la në burg nga Gjykata e Apelit të Juridiksioni të Përgjithshëm.

Hasa ankimoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, por Apeli la në fuqi masën “arrest me burg”. Sipas hetimeve, 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të pestë personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

E mitura 16-vjeçare kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera. Paraprakisht dyshohet se ai e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Dervish Hasi është emër i njohur për policinë, pasi i është vënë tritol në vitin 2019. Ai është i hetuar dhe për vepra kriminale më herët por nuk janë provuar.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të  “arrestit në flagrancë”  dhe caktimin e masës së sigurimit  personal “arrest ne burg”,ndaj personit nën hetim shtetasin me iniciale D. H, me profesion mjek kardiokirurg në Sanatoriumin e Tiranës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë ………, ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga personi nën hetim me iniciale D.H, i cili kërkoi:

– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

– Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë.

– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit, si dhe caktimin e një mase sigurimi më të butë “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 07.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali,  vendosi:

-Miratimin e vendimit datë ….. të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sqarim: Ky njoftim përmban të dhëna të kufizuara konform neneve 58/a dhe 340 pika 2 të K.Pr.Penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu