Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike dhe procesi do të zgjasë deri në orën 18:00.
Në garë për kreun e ri të FPRD-së janë, Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për këtë forcë politike.
Sipas tij, vota bashkon të gjithë demokratët dhe e sotmja do të jetë një ditë bashkimi.