Ballina Kronike U kapën duke transportuar mallra pa faturë me vlerë 50 mijë euro,...

U kapën duke transportuar mallra pa faturë me vlerë 50 mijë euro, arrestohen dy shoferët

DVP Lezhë/Shtohen kontrollet e bazuara te inteligjenca policore, për të kapur shtetasit në kërkim dhe për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Passage”.

Transportonin me furgonë, mallra me vlerë rreth 50 000 euro, pa fatura tatimore, kapen në flagrancë në aksin “Milot-Tiranë”, dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 furgonët dhe mallrat e llojeve të ndryshme.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2 shtetas transportonin me furgonë, mallra me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin policor të koduar “Passage”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Milot-Tiranë”, dhe u vunë në pranga shtetasit I. O., 29 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Nange, Kukës.

Në furgonët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme (produkte farmaceutike, kozmetike, ushqimore dhe bizhuteri floriri), me vlerë totale rreth 50 000 euro, të papajisura me fatura tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks