Komisioneri Ilirian Celibashi ka zhvilluar këtë të mërkurë një komunikim me gazetarët, lidhur me zgjedhjet e 14 majit 2023, duke nxjerrë statistikat për pjesëmarrjen në to. Sipas kreut të KQZ, pjesëmarrja e përgjithshme në këto zgjedhje ka qenë 38.24%, ndërsa në ato të vitit 2021, pjesëmarrja totale ka qenë 46.32%. Bashkia me pjesëmarrjen më të lartë në votime ka qenë ajo e Fushë Arrëzit, ndërsa me pjesëmarrje më të ulët ka qenë bashkia Vlorë. “Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit 2023 ka qenë 38.24%, në krahasim me 46.32% në 2021. Më shumë pjesëmarrje në zgjedhje është bashkia e Fushë Arrëzit, dhe Vlora me pjesëmarrjen më të ulët”, u shpreh ai ndër të tjera.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se është në dorë të partive politike ndryshimi i kodit të ri zgjedhor. Ai u shpreh se nëse nuk do të ndryshohet kodi, atëherë zgjedhjet mund të zhvillohen edhe me kodin aktual, por tha se emigrantët nuk mund të votojnë.
Sipas tij, ndryshimet në Kodin Zgjedhor do te duhet të bëhen një vit para zgjedhjeve, ose ne rastin me te keq, 6 muaj para datës së zgjedhjeve.
“Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas Kushtetuese, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë.
Nuk është përgjegjësi e KQZ me këtë kuadër rregullator ligjor e Kushtetues, për të nxjerrë akte nënligjore që mund të mundësojnë votimin nga jashtë”, sqaroi Celibashi.
Celinashi: E dimë të gjithë që nëse do të duhet që do bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor duhet të datojnë jo më shumë se një vit ose në rastin më ekstrem 6 muaj para ditës së zgjedhjeve.
Nëse do të mbetet ky kod zgjedhor zgjedhjet do të bëhen, nuk e di të them ca impakti do ketë, por duket që qoftë faktori politik, por edhe ai institucional kanë pranuar nevojën për të bërë ndryshime në kod.
Do të ishte mirë që partitë politike të angazhohen për ti realizuar këto ndryshime sa më shpejt të jetë e mundur
Kemi bërë publike listën, çështjet që duhen të adresohen dhe ngelet në vlerësimin e partive politike, të Kuvendit për ti adresuar ose jo ato çështje që për ne konsiderohen problematike, nëse mund ta them kështu.
Pyetje: Duke qenë se kemi vendim të GJK që ka të bëjë me mekanizimin herës, nëse Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk gjen dakordësinë, nuk gjenden as 84 votat në Parlament për ketë vendim të GJK, çfarë pengese përben për KQZ në shpërndarjen e mandateve?
Celibashi: Është herët për të flasësh për këtë, por duhet të kuptojmë që ka qenë një rregull ligjor që GJK e ka shfuqizuar. Logjikisht do të thotë se duhet të plotësohet kjo mangësi që është krijuar.
Në mungesë të këtij plotësimi nuk e them dot, por edhe nëse do të kisha një opinion nuk do ta bëja publik shumë kohë para momentit kur do të duhet institucionalisht KQZ të vendosë për këtë çështje.
Është mirë që Kuvendi, partitë politike ta adresojnë këtë çështje, sepse mund të prodhojë problematika. Edhe pse kushtetuta e ka një përcaktim për këtë, por kodi duhet ta detajojë këtë përcaktim të GJK.






