Ballina Kronike Ushtroi dhunë ndaj babait, arrestohet 44 vjeçari në Shkodër

Ushtroi dhunë ndaj babait, arrestohet 44 vjeçari në Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. Th., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas në vendin e quajtur rrethrrotullimi i spitaleve, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur kishte përplasur lehtë dhe një këmbësor.

Po nga Specialistët e Policisë Rrugore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 21 vjeç, banues në Shkodër pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks