COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 670 testime, 48 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 51 të shëruar në 24 orët e fundit
30 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 670 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki:
15 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Mat, nga 1 qytetarë në Shkodër, Dibër, Lushnje, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Poliçan.
Janë 506 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sa
Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,980 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (30 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 48
Të shëruar në 24 orë 51
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 670
Testime totale 1,981,596
Raste pozitive 331,075
Raste të shëruara 326,980
Raste Aktive 506
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 254
Elbasan 44
Fier 44
Vlorë 36
Durrës 23
Gjirokastër 23
Dibër 22
Lezhë 21
Shkodër 13
Berat 10
Korçë 10
Kukës 6