Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për shpopullim të vendit. Ai ka postuar një foto në të cilën shihen dhjetëra të rinj në malet e Francës, në pritje për të kaluar kanalin drejt Anglisë.

“Edi Rama po e shkreton kombin. Lexoni mesazhin, shikoni foton e qytetarit dixhital. Pershendetje Dr Berisha! Kjo foto eshte bere sot ne mengjes nga miqte e mij kuksiane qe jane ne malet e Frances” shkruan Berisha.

Britania e Madhe do të punojë në partneritet me Shqipërinë për të parandaluar emigrantët e parregullt shqiptarë që hyjnë në vend me gomone të vogla përgjatë Kanalit të Manshit dhe për të dëbuar ata që kalojnë ilegalisht

Shqipëria i ka premtuar Britanisë se do t’i japë mbështetje të nivelit të lartë të forcave të zbatimit të ligjit për të ndihmuar në dëbimin e shpejtë të atyre që mbërrijnë në Britani me gomone të vogla.

Gjithashtu theksohet se autoritetet shqiptare do të ofrojnë informacion dhe procedura mbështetëse për autoritetet britanike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu