DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. N., 34 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në fshatin Berdicë, automjeti që drejtonte 34-vjeçarja, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja D. H., 22 vjeçe. Nga përplasja është dëmtuar lehtë kjo shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke vënë muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”, në tejkalim të orarit të përcaktuar në ligj, ka prishur qetësinë publike në zonë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. L., banues në fshatin Vrakë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu