Policia e Shkodrës rikthehet sërish në vendin e ngjarjes ku u tentua eliminimi fizik i Alban Bruçit, në datën 25 gusht 2021. Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës kanë inskenuar të plotë dinamikën, ndërsa është sjell edhe makina e bërë shosh nga plumbat.
Në lidhje me këtë ngjarje u shpallën në kërkim T.F dhe B.Ç. I ati i këtij të fundit, Ismet Çekorja, u ekzekutua në derën e banesës në fillim të shtatorit, pas daljes në media në mbrojtje të të birit, se ai nuk kishte lidhje me ngjarjen.