Ballina Kronike Aksidenti i rëndë në Shkodër, procedohet e reja që kishte në makinë...

Aksidenti i rëndë në Shkodër, procedohet e reja që kishte në makinë 4-vjeçarin që humbi jetën

Është proceduar në gjendje të lirë 22-vjeçarja që u përfshi në aksidentin e rëndë ditën e djeshme në Shkodër, ku humbi jetën një 4-vjeçar. Aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh” dhe humbi jetën një katër vjeçar i cili ndodhej në makinën e drejtuar nga 22-vjeçarja, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident rrugor mes 2 automjetesh, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 4-vjeçar, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit ku ishte 4-vjeçari, shtetasen K. B., 22 vjeçe.

Këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për shtetasin P. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. L., 51 vjeç, banues në fshatin Omaraj, pasi u kap duke kryer gërmime me mjete të rënda, pa autorizim, në një zonë pyjore, në fshatin Gjeçaj. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 50 vjeç, pasi ka kallëzuar një 71-vjeçar, se ky shtetas i ka vjedhur në banesë, disa vegla për punë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks